UNWTO: Turizmi me rezutat mahnites per 2018, viti u mbyll me 1.4 miliarde turiste!

Written by on 22/01/2019

UNWTO: Turizmi me rezutat mahnites per 2018, viti u mbyll me 1.4 miliarde turiste!
Viti i kaluar ishte shume i mbare per turizmin nderkombetar, sipas nje raporti te ri nga
Organizata Boterore e Turizmit. Ne vitin 2018 kishte 1.4 miliarde ardhje turistike
nderkombetare, shifer qe UNWTO nuk priste qe turizmi global te arrinte deri ne vitin 2020.
Sipas Sekretarit te pergjithshem te OBT rritja e turizmit ne vitet e fundit konfirmon se sektori
eshte sot nje nga drejtuesit me te fuqishem te rritjes ekonomike dhe zhvillimit. Nje parashikim
afatgjate nga UNWTO ne vitin 2010 parashikoi 1.4 miliarde ardhje nderkombetare deri ne
vitin 2020. Turizmi ne Lindjen e Mesme dhe Afrike u rrit mbi mesataren boterore prej 6%.
Azia, Paqesori dhe Europa u rriten me 6%.Amerika pa nje rritje me 3% nen mesataren
boterore. Parashikimi i UNWTO per turizmin nderkombetar ne vitin 2019 pritet te jete me
shume ne linje me trendet e rritjes historike prej 3-4%.Pasiguria e Brexit, ngadalesimi
ekonomik dhe tensionet gjeopolitike dhe tregtare e tensionojne disi situaten megjithate
çmimet e karburantit te qendrueshem, lidhja e permiresuar ajrore dhe udhetimet nga vendet ne
zhvillim, konsiderohen te gjitha tregues pozitive per vitin 2019.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist