Unioni Turistik Shqiptar kërkesë ministrisë: Shkurtoni orën policore dhe lejoni muzikën në lokale!

Written by on 21/06/2021

Në një letër dërguar Ministrisë së Shëndetësisë,Unioni Turistik Shqiptar kërkon që të shkurtohet ora policore dhe të lejohet muzika në lokale. Sipas tyre, masa që janë ende në fuqi po bëhen pengesë për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe se kushtet aktuale të pandemisë, e lejojnë rishikimin dhe ndryshimin e tyre.

Aktualisht ora policore në Shqipëri nis në orën 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika në lokale nuk lejohet pas orës 22:00. Nuk dihet ende nëse Komiteti i Ekspertëve do mblidhet javën që vjen për të njoftuar shtyrjen e orës policore apo heqjen totale të masave./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist