Ulqini me super oferta per kete sezon turistik!
Written by rt on 06/04/2019
Organizata Turistike e Ulqinit me perfaqesues, z.Beqir Zati, ka shpalosur oferten turistike te Komunes Se Ulqinit ne Panairin Nderkombetrar te Turizmit , Tirana 2019. Ulqini mbetet nje nga zgjedhjet e shume turisteve shqiptar per te kaluar pushimet u shpreh z.Zati. Gjithashtu ai beri te ditur se kete vit jane shtuar edhe disa hotele te reja me standarte per te mirepritur vizitoret. Nje prej tyre eshte dhe Karisma Hotel i cili ndodhet ne zonen e Dobri Voda-s. Sipas z.Zati, plazhet e Ulqinit, me shumllojshmerine e tyre dhe mireadministrimin kane shume per te ofruar kete sezon veror.