Ulen tarifat per avionet e kompanive qe nisen nga Rinasi!

Written by on 23/01/2019

Ulen tarifat per avionet e kompanive qe nisen nga Rinasi!

Çdo avion qe do te niset nga aeroporti i Rinasit do te paguaje 227.82 euro si tarife ndaj
shtetit shqiptar. Eurocontrol qe eshte edhe Organizata Europiane per Sigurine e Lundrimit
Ajror ka publikuar tarifen ne fuqi nga data 1 janar 2019 e cila arketohet nga po kjo
organizate. Tarifa ne raport me nje vit me pare eshte ulur me rreth 7 per qind kur per çdo
avion qe nisej nga Rinasi paguhej 244.62 euro. Ato qe kane ndryshuar jane edhe interesat
per vonesat ne pagesa te kesaj tarife ku nje vit me pare aplikohej nje interes 9.74 per qind
ne vit kurse per 2019 interesi eshte 9.68 per qind. Prej vitesh ne vendin tone ka nje debat
te gjere lidhur me tarifat aeroportuale te cilat konsiderohen si arsyeja pse shqiptaret
paguajne ende tarifat me te shtrenjta ne rajon lidhur me fluturimet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist