Udhëton me qenin me vete? Rregullat e reja të kompanive ajrore nuk janë fort pozitive në këtë drejtim

Written by on 10/12/2020

Ka një lajm të keq për ata që udhëtojnë me kafshët shtëpiake me vete pasi linjat ajrore amerikane po mendojnë t’i ndalojnë plotësisht nga fillimi i vitit 2021. Ndonëse shumica i marrin kafshët me vete si një mbështetje emocionale, linjat ajore po mendojnë të ndalojnë pjesën që ato të qendrojnë në kabinën e avionit me pronarin e tyre. Një përjashtim mund të bëhet vetëm për qentë, ku pronarët duhet të plotësojnë një formular që vërteton shëndetin, sjelljen dhe trajnimin e qenit për të ndihmuar kompaninë ajrore në përcaktimin nëse qeni paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin ose sigurinë e të tjerëve. Data e saktë e hyrjes në fuqi të rregullave nuk është konfirmuar ende.


Current track

Title

Artist