Turqia vendos karantinë 14-ditore për udhëtarët e këtyre vendeve!
Written by Radio Travel on 02/06/2021
Kompania “Turkish Airlines”, përmes një deklarate bën të ditur se udhëtarët që vijnë nga Afganistani, Bangladeshi, Brazili, Afrika e Jugut, India, Nepali, Pakistani dhe Sri Lanka, do të jenë në karantinë për 14 ditë në vendet e përcaktuara nga qeveritarët.
Udhëtarëve që kanë qenë në këto vende në 14 ditët e fundit gjithashtu do t’u kërkohet të paraqesin një rezultat negativ të testit PCR të kryer brenda 72 orësh para se të hyjnë në Turqi./radiotravel.al