Turqia tregohet e prerë, mbyll fundjavat dhe vendos orën policore!

Written by on 01/12/2020

Në Turqi qytetarët do të ndalohen të dalin nga ora 21:00  e mbrëmjes deri në orën 5:00 të mëngjesit gjatë gjithë javës. Lajmin e bëri të ditur dje, presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Fundjavat do të jenë të mbyllura plotësisht përveç disa sektorëve të tillë si prodhimi dhe furnizimi. Këto masa u morën për shkak të rritjes së ndjeshme të infektimeve me Covid-19 në Turqi dhe numrit të viktimave në kuadër të valës së dytë, me të cilën po ndeshet e gjithë bota.


Current track

Title

Artist