Turqia kampione e turizmit, rekord vizitorësh në prill-qershor
Written by Radio Travel on 30/07/2021
Të dhënat nga zyra e statistikave në Turqi tregojnë se vendi arriti të thithë 3 miliardë dollarë në fushën e turizmit, gjatë tremujorit të dytë të vitit. Shpenzimet mesatare të vizitorëve gjatë kësaj periudhë ishin 739 dollarë për frymë. Sipas shifrave, 73.1% e të ardhurave erdhën nga vizitorët e huaj në Turqi.
Këto të dhëna japin shpresë për një sezon të suksesshëm turizmi./radiotravel.al