Turizmi për Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, Tirana mirëpret samitin e rëndësishëm ndërkombëtar!
Written by Radio Travel on 13/01/2020
Ditën e martë, në 14 janar të Tiranë do të zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme për turizmin në Shqipëri. Për herë të parë, Tirana do bëjë bashkë ministrat e turizmit të të gjithë rajonit nga Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia. Të gjithë bashkë në një samit ndërkombëtar. Pjesëmarrës do të jenë edhe agjencitë lidere të turizmit në rajon, përfaqësues të hoteleve më të rëndësishme,të gjithë operatorët turistikë në vend, kryetarët e bashkive,ministra dhe kryeministri Rama. Tema e samitit që do të sjellë në Tiranë elitën e turizmit ndërkombëtar në rajon është “Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”.