Turizmi masiv, shtohet numri i shteteve qe perpiqen ta evitojne!
Written by rt on 18/12/2018
Vijon te rritet lista e destinacioneve qe vendosin te limitojne numrin e turisteve qe i vizitojne per te mbrojtur trashegimine e tyre natyrore apo kulturore. Tashme pas Amsterdamit, Dubrovnikut dhe Barcelones edhe Hawai ka vendosur nje rregullore per numrin e turisteve ditor qe vizitojne atraksionet e vendit. Zhvillimi i nje turizmi te qendrueshem po kthehet ne prioritet per shume vende nderkohe qe kohet e fundit keto destinacione po apelojne per me pak turiste ne sitet delikate te trashegimise ne vend.
