Turizmi kulturor rekord të ardhurash!
Written by rt on 30/07/2018
Turizmi kulturor rekord të ardhurash!
Gjatë sezonit të verës, kur Shqipëria përballet edhe me fluksin më të lartë të turistëve, interes të lartë për t`u vizituar, veç detit, kanë edhe kalatë, parqet arkeologjike dhe muzetë e ndryshëm në vendin tonë, nga Shkodra deri në Sarandë. Ky lloj turizmi po njeh një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Vetëm në 2017, rritja fiksohet në 62%, ndërkohë që të dhënat për muajt e parë të këtij viti, flasin për një rritje po ashtu dyshifrore. Duk e përllogaritur shifrën në bazë të një çmimi të mesatarizuar prej 200 lekësh për biletë, si për kalatë, ashtu edhe për muzetë dhe parqet, atëherë, kemi të bëjmë me një lloj turizmi që prodhon jo më pak se 132 milionë lekë në vit, pra rreth 1 milionë euro. Por, duke parë tendencën e viteve të fundit, kjo shumë është e destinuar që të rritet.

muzeu