“Turizmi i vaksinave”, fenomeni që synohet t’i jepet fund!

Written by on 26/01/2021

Praktika e “turizmit të vaksinave” nuk do të lejohet në Florida, pas raporteve se udhëtarët po shkonin atje për vaksinat Covid-19 që shteti ka vënë në dispozicion për njerëzit e moshës 65 vjeç e lart. Ndërsa disa nga ata që e bënin udhëtimin, zotëronin shtëpi të dyta në shtet, u pohua se të tjerët ishin udhëtarë që bënin vizita afatshkurtra. Florida tani do të verifikojë statusin e cilitdo që kërkon një vaksinë COVID-19, pavarësisht se shteti po vazhdon t’u japë përparësi të moshuarve për vaksinën.


Current track

Title

Artist