Turistët që udhëtojnë drejt këtij vendi përfitojnë vaksinim falas COVID-19

Written by on 01/06/2021

Duke filluar nga 1 qershori, udhëtarëve në Alaskë do t’u ofrohen vaksina COVID-19 falas në aeroporte. Kjo vjen si pjesë e iniciativës së shtetit amerikan për të rifilluar industrinë e tij të turizmit. Udhëtarët nga mosha 12 vjeç e lart që mbërrijnë në katër aeroportet kryesore të vendit, do të marrin një vaksinë falas pas mbërritjes.

 

Në dispozicion janë vaksinat Pfizer, Johnson & Johnson dhe Moderna./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background