Turistët kthejnë sytë nga Fez në Marok!
Written by rt on 03/06/2019
Qyteti perandorak i Fez-it ne Marok, I lene shpesh ne hije nga fama e Marrakesh duket se po i tërheq sërish të huajt në mase e kjo falë rinovimeve të mëdha që ka bërë dhe fluturimeve low-cost. Që prej 2013-tës, më shumë se 92 million euro investime janë hedhur në këtë qytet për rindërtimin e qendrës historike të tij dhe për zhvillimin e turizmit. Qendra e Fezit, shtëpi e librarisë më të vjetër ende funksionale të globit, u listua nga UNESCO në 1981 si objekt i trashëgimisë kulturore për vlerat e saj të jashtëzakonshme universale. Sipas Fouad Serrhini, kreu i agjensisë së zhvillimit dhe restaurimit i ngarkuar me rehabilitimin e qendrës, në 6 vite investimesh, me mijëra ndërtesa dhe monumente është arritur të shpëtohen nga rrënimi.