Turistët e tallnin prej vitesh, fshati i famshëm detyrohet të ndryshojë emrin!
Written by rt on 30/11/2020
Një fshat i famshëm austriak ka vendosur të ndryshojë më në fund emërtimin e pazakontë. Duke nisur nga viti i ri autoritetet lokale kanë vendosur që tashmë fshati të njihet me emrin ‘Fugging’ në vend të ‘Fucking’. Fshati është 215 milje larg Vienës pranë kufirit me Gjermaninë dhe tërhiqte një numër të madh turistësh që vinin fillimisht vetëm nga kureshtja që zgjonte emërtesa. Rezidentët e zonës shpreheshin prej kohësh se ishin të lodhur nga talljet apo veprimet e pahijshme të turistëve që kryheshin në tabelat orientuese. Mbetet për t’u parë nëse emri i ri i fshatit austriak do të ketë ndonjë përmirësim në këtë aspekt.