Turistët britanik, subjekt i karantinës nëse duan të vizitojnë Zvicrën!

Written by on 29/05/2021

Zyra e Shëndetit Publik të Zvicrës ka azhurnuar edhe një herë listën e vendeve dhe rajoneve shumë të prekura COVID-19. Si rrjedhojë autoritetet zvicerane kanë njoftuar se Mbretëria e Bashkuar është shtuar në listën e vendeve ku është përhapur gjerësisht një mutacion shqetësues COVID-19.

Si pasojë, të gjithë personat përfshirë fëmijët, do të kërkohet të qëndrojnë të izoluar për dhjetë ditë kur hyjnë në Zvicër. Përpos Mbretërisë së Bashkuar, në listën e kuqe të Zvicrës përfshihet Brazili, India, Kanadaja, Nepali dhe Afrika e Jugut./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist