TUI Group fiton miratimin për paketën e fundit të shpëtimit
Written by rt on 06/01/2021
TUI Group ka finalizuar një paketë financimi prej 1.8 miliardë eurosh e udhëhequr nga qeveria gjermane ndërsa kompania lufton pasojat nga pandemia e Covid-19.“Para pandemisë Covid-19, TUI ishte një kompani shumë e shëndetshme”, shprehet Fritz Joussen, shefi ekzekutiv i TUI, për marrëveshjen. Sipas të dhënave rezulton se kompania nuk ka qenë në gjendje të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme që nga marsi. Paketa financiare jep sigurinë për të parë vazhdimisht përpara dhe për të përgatitur grupin në mënyrë strategjike dhe strukturore për kohën pas pandemisë.