Trump i ndaloi, Biden hap kufijtë për 7 vendet me shumicë myslimane!
Written by rt on 21/01/2021
Menjëherë pasi mori detyrën zyrtare si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i dha fund ndalimit të udhëtimeve nga vendet me shumicë myslimane. Ndryshe nga administrata e Trump, zyrtarët e rinj të Biden e quajtën një hap të tillë diskriminues dhe në kundërshtim me parimet e Amerikës për lirinë dhe tolerancën fetare. Biden ka urdhëruar të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane të rifillojnë përpunimin e vizave në përputhje me vendimin e ri. 7 vendet me shumicë myslimane që deri më tani u ishte ndaluar hyrja në SHBA janë: Iraku, Libia, Siria, Irani, Sudani, Somalia dhe Jemeni.