Transportuesi i njohur ajror, 1.3 miliardë dollarë dëm financiar gjatë 2020-ës!

Written by on 01/02/2021

Linja e njohur ajrore “Ryanair” pret që ky vit fiskal të jetë “më sfiduesi” në historinë e tij 35 vjeçare, ndërsa qeveritë rritin kufizimet e udhëtimeve në një përpjekje për t’u mbrojtur nga variantet e reja të Covid-19. Linja ajrore ka raportuar për një humbje gati 1.3 miliardë dollarë. Në një deklaratë kompania Ryanair u shpreh se trafiku i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri “u ndikua rëndë” nga ndalimet e udhëtimit vendosur ndaj udhëtarëve të Mbretërisë së Bashkuar . Kjo kontribuoi në një rënie të trafikut prej 83% në muajin dhjetor për “Ryanair”.


Current track

Title

Artist