Transporti publik në Tiranë, do të transformohet së shpejti!
Written by rt on 10/05/2019
Në katër vitet e ardhshme, Tirana do të transformojë tërësisht transportin e saj publik, nga mjete që punojnë me lëndë djegëse dhe që ndotin mjedisin, në një flotë tërësisht elektrike e miqësore me natyrën. Keshtu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj në takimin “Green Cities ”, te mbajtur në Sarajevë, në të cilin theksoi se Tirana gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi politikave mjedisore. Veliaj veçoi projektin e Pyllit Orbital që do t’i japë Tiranës një panorame të gjelbër me 2 milion pemë.