Transformimi i Dhermiut dhe Vunoit perfundon sezonin e ardhshem turistik!
Written by rt on 16/11/2018
Projektet e transformimit dhe rijetezimit te fshatrave te Dhermiut dhe te Vunoit ne bashkine e Himares, do te jene te perfunduara brenda muajit qershor te vitit te ardhshem. Sipas te dhenave te Bashkise Himare po punohet me intensitet per te finalizuar keto dy projekte te rendesishme, qe do te krijojne nje dimension tjeter ne funksion te turizmit ne te gjithe zonen. Ne fshatin Dhermi, numerohen rreth 2600 banesa dhe godina te tjera, qe jane pjese e procesit te rikonstruksionit, nderkohe qe ne Vuno, numri i tyre shkon ne rreth 230. Veç riparimit dhe restaurimit te fasadave, çative, dyerve, dritareve dhe grilave, ne perputhje te plote me traditen, projektet perfshijne edhe plotesimin me infrastrukturen rrugore. Te gjitha rrugicat do te ndertohen me kalldremin tradicional, sistemin e kanalizimeve, me ndriçim dhe elemente te tjere te nevojshem.