Toyota synon te prodhoje me shume makina me hidrogjen!

Written by on 29/05/2018

Kompania e njohur japoneze e prodhimit te makinave ”Toyota” njoftoi objektivin per te rritur shitjen e makinave me hidrogjen ne te pakten 30 000 njesi ne vit pas 2020, nderkohe qe vetura e saj “Mirai” eshte shitur vetem ne 3 000 njesi vitin e kaluar. Per te arritur kete objektiv, gjiganti i makinave japoneze do te ndertoje nje uzine te re per te rritur prodhimin ne seri te baterive si dhe te nje linje te re ne nje uzine ekzistuese per prodhimin e serbatoreve me hidrogjen te presionit te larte.Prodhuesi japonez eshte pioner boteror i makinave me bateri te ushqyera me hidrogjen, avantazhi me i madh i te cilave eshte te mos leshojne asnje substance ndotese kur ato ecin.

 

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist