Tirane, ndotja e ajrit nga PM 10 kalon normen me 50%!
Written by rt on 20/12/2018
Ndotja e ajrit me PM 10 ne Tirane kalon normen me 50 per qind, sipas monitorimeve te Agjencise Kombetare te Mjedisit. PM 10 sipas percaktimeve mjekesore shkakton semundje te zemres, mushkerive, sistemit nervor qendror dhe kancer. Sipas raportimit te Agjencise ka nje tejkalim te normes vjetore te PM10 prej 30 % deri ne 56% ne stacionet e Tiranes. Shkaqet kryesore te ndotjes se ajrit ne Shqiperi jane djegia e pakontrolluar e mbetjeve, nxjerrja dhe rafinimi i naftes, prodhimi i çimentos dhe trafiku. Faktoret kryesore qe ndikojne ne ndotjen e ajrit eshte edhe sektori i transportit, ku ka nje numer te madh te automjeteve qe nuk plotesojne standardet e shkarkimeve ne ajer.