Tirana,qyteti më i shtrenjtë në rajon
Written by rt on 27/06/2019
Anketa e prestigjozes “Mercer” ka dalë në përfundimet se Tirana është qyteti më shtrenjtë i rajonit për të jetuar. Indeksi i kostos së jetesës e vë Tiranën në vendin e 166-të në listën me rreth 300 qytete dhe kryeqytete. Në krahasim me një vit më parë, Tirana është shtrenjtuar për jetesën e njerëzve . Edhe pse anketa e vë kryeqytetin në vendet e lira, krahasuar me vendet europiane nuk rezulton e tillë. Në rajon Tirana është kryeqyteti me koston më të lartë të jetesës pasi Podgorica apo Prishtina nuk janë pjesë e indeksit.Hong Kongu është qyteti më i shtrenjtë, në nivel global.