Tirana me një ligj të veçantë!
Written by Radio Travel on 21/11/2019
Tirana do të ketë një ligj të veçantë. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka deklaruar se është momenti ashtu si në çdo qytet europian që edhe kryeqyteti ynë të ketë ligjin e tij. “Është shumë e rëndësishme që edhe për kryeqytetin të kemi ligj të veçantë .Sikurse është Roma të kemi edhe në Tiranë, sepse duhet thënë që shërbimet që ofrohen kanë një kosto që nuk llogaritet dot për banorë por për përdorues. Modelet janë shumë të mira për Tiranën e cila është kartolina e Shqipërisë. Në 100 vite, Tirana e meriton më në fund të ketë një ligj të sajin.