Thyhet rekordi i zhytjes ne ujra te embla!
Written by rt on 27/10/2018
Zhytesja turke, Sahika Erkymen vendosi nje rekord te ri boteror ne zhytje te lire ne ujera te embla duke u zhytur ne 65 metra thellesi ne Liqenin Salda te provinces turke Burdur per nje minute e 58 sekonda, duke thyer rekordin e meparshem prej 55 metrash ne ujera te embla. Liqeni Salda, i njohur si Maldivet e Turqise, ka siperfaqe prej 4,7 hektaresh dhe eshte liqeni me i thelle i Turqise, me thellesi maksimale prej 184 metrash. Erkymen mendoi se nuk do te arrinte ta mbante frymen, sepse uji ishte i ftohte, por ajo e theu rekordin dhe ishte shume e lumtur per kete pasi nder te tjera qellimi i saj ishte edhe te terhiqte vemendjen per mbrojtjen e Liqenit Salda.