Thethit i duhet zhvillimi i turizmit te qendrueshem!
Written by rt on 03/12/2018
Thethi prej vitesh eshte kthyer ne nje prej destinacioneve me te preferuar ne Veri te Shqiperise. Numri i turisteve vit pas viti ka ardhur ne rritje çka ka bere qe edhe nevoja per shtimin e kapaciteve akomoduese te vije ne rritje. Gjithsesi deri me sot orientimi ka qene drejt shfrytezimit te bujtinave ekzistuese. Plani sektorial i turizmit te Alpet nenvizon se deri ne 2030 Thethi do te kete nje kapacitet akomodues prej 1500-1550 shtreter por nuk keshillon ndertimin e hoteleve duke e plotesuar kete mangesi. Giz keshillon shtimin e bujtinave me motive tradicionale dhe zhvillimin e turizmit te qendrueshem i cili terheq edhe me shume turistet ne keto zona.