Teuta Borova, udhëtarja profesioniste që shëtit botën

Written by on 29/01/2021

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Boeing 104.6” ishte dhe Teuta Borova, udhëtarja profesioniste, siç e quan ajo veten, që udhëton botën që prej vitit 1997. Njësoj si tek filmi me Julia Roberts, “Ha, lutu, dashuro” Teuta prej më shumë se dy dekadash e ka marrë hartën e botës dhe e ka grisur, pasi ka parë pjesën më të madhe të vendeve të botës. Për të, udhëtimi është stil jetese dhe mënyrë për të njohur veten dhe të tjerët. “Nëse nis të udhëtosh, nuk mund të ndalesh më” thotë Teuta teksa kujton udhëtimin e saj të parë në Romë të Italisë, e prej asaj kohë nuk ka mundur të ndalojë më. Për Teutën, Maldivet janë gjithmonë një destinacion i dashur, ku ajo kthehet dhe rikthehet disa herë brenda vitit.


Current track

Title

Artist