Terminali pranë sheshit”Shqiponja” zhvendoset në këtë zonë!

Written by on 07/01/2020

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka njoftuar se për shkak të nisjes së punimeve në zonën e Astirit për ndërtimin e Unazës së Re,do të ketë edhe disa ndryshime infrastrukturore. Në këtë mënyrë terminali i jugut dhe i veriut që ndodheshin në afërsi të sheshit “Shqiponja”, do të zhvendosen në një terminal provizor pranë Kthesës së Kamzës. Sipas tij kjo lëvizje terminali do të prezantohet edhe me një sërë masash të tjera për devijimin e trafikut dhe vendosjen në dispozicion të mjeteve urbane që do të bëjnë transportimin drejt Tiranës të pasagjerëve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist