Tërmeti i fuqishëm shkatërron ishullin e famshëm!

Written by on 07/01/2020

Një pjesë shkëmbore në ishullin e Puerto Rikos është shembur për shkak të një tërmeti të fuqishëm që e goditi ditën e djeshme, duke dëmtuar shtëpi dhe duke lënë shumë banorë pa energji elektrike. Masa shkëmbore e njohur si Punta Ventana është shkatërruar pas tërmetit 5.8 ballë të shkallës Rihter, me thellësi prej 6 kilometrash në brigjet jugore të Karaibeve. Fatmirësisht  nuk ka patur njoftime për viktima dhe nuk është paralajmëruar asnjë tsunam. Dëmet më të mëdha kanë qenë në ndërtesa, pas rrëshqitjes së dheut. Sipas sizmiologëve ky ishte një ndër tërmetet më të fuqishme të Puerto Rikos.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist