Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë, lajmi i parë i mediave të huaja!
Written by Radio Travel on 26/11/2019
Shqipëria është bërë sot lajm kryesor i mediave të huaja për shkak të tëmetit të fuqishëm 6.4 ballë që ka goditur vendin tonë.New York Times shkruan” Tërmeti i fuqishëm godet Shqipërinë”.Ndërkohë që CNN e ka nisur artikullin me titullin “Të paktën 6 persona kanë humbur jetën, 325 janë plagosur pasi tërmeti me magnitudë 6.4 ka goditur Shqipërinë. Euronews e nis lajmin për tërmetin në vendin tonë me “Shqipëria është tronditur nga tërmeti më i fuqishëm i disa dekadave, viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale. Reagime të ngjashme ka patur nga Daily Mail, mediat kineze, italiane, dhe greke.