Tërmet në Kaliforni, më i fuqishmi në 20 vite!
Written by rt on 06/07/2019
Kalifornia e Jugut është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë. Sipas ekspertëve, tërmeti është më i fuqishmi në dy dekadat e fundit. Në qytetin Rixhkrest, ku edhe ka qenë epiqendra e tërmetit janë shënuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht dridhjet më të forta kanë qenë larg zonave të banuara. Ekspertët kanë paralajëruar banorët, duke theksuar se mund të ketë tërmete të tjera në zonë, ndaj ata duhet të qëndrojnë në gatishmëri.