Tepelena cel sezonin turistik 2018!

Written by on 29/05/2018

Tepelena me pasurite natyrore dhe trashegimine kulturore te saj eshte gati te prese turistet vendas dhe te huaj per sezonin e ri turistik 2018. Ky eshte viti i pare qe Tepelena i bashkohet qyteteve qe kane tradite çeljen e sezonit veror, ceremoni e cila perkoi edhe me “Javen e Ali Pashe Tepelenes”, nje aktivitet i organizuar prej kater ditesh nga bashkia e Tepelenes, 25-28 maj. Prezantimi i kulinarise se zones ku perfshihen te gjitha produktet Bio si dhe prezantimi i objekteve dhe instrumenteve “Laberia” zgjuan interesin e pjesemarresve te shumte ne panairin e organizuar ne kuader te çeljes se sezonit turistik. Krahas vlerave historike te qytetit si kalaja e gurte e Ali Pashe Tepelenes turistet kane shfaqur interes edhe per peizazhet natyrore te Kurveleshit dhe monumentet e trashegimise kulturore.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist