Temperaturat e larta shtojnë fluksin e pushuesve në Qafë-Thanë

Written by on 28/06/2021

Në pikën doganore të Qafë-Thanës ka pasur një shtim të madh të fluksit të hyrje-daljeve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të Drejtorisë vendore të Kufirit dhe Migracionit, përgjatë dy ditëve të fundit, 4251 udhëtarë kanë hyrë në vendin nëpërmjet kësaj pike kufitare, ndërkohë që 7728 shtetas e kanë përdorur si pikë daljeje nga Shqipëria.

 

Aktualisht dogana po punon në të gjitha sportelet me kapacitet të plotë për të shmangur radhët e gjata të pritjes./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist