Temperaturat e ftohta do të mbërthejnë vendin për disa ditë, ja çfarë paralajmërojnë metereologët!

Written by on 06/01/2020

Ditën e sotme ka nisur mësimi nëpër shkolla dhe puna në institucionet e vendit.  Metereologët kanë parashikuar një javë të ftohtë duke qenë se jemi në kulm të dimrit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme . Sot dhe dita e nesërme parashikohen të jenë dy ditët më të ftohta të javës ku temperaturat do të zbresin në -11 gradë celcius në zonat malore. Edhe bregdeti dhe zonat e ulëta do të kenë temperatura në vlera negative. I ftohti do të qëndrojë shumë pak, për dy ose tri ditë temperaturat do të vijnë në rritje graduale. Masat ajrore me origjinë polare kanë përfshirë prej ditësh një pjesë të madhe të kontinentit europian.


Current track

Title

Artist

Background