Te tjera ndryshime nga Netflix !
Written by rt on 13/04/2019
Netflix, platforma me pagesë e filmave, po konsideron të hedhë në treg revistën e saj dhe të blejë kinemanë historike në Los Angeles. E gjithe kjo për të projektuar prodhimet e tij si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për t’u pranuar nga industria amerikane e filmave. Platforma e shërbimit po kërkon të lançojë një publikim tremujor për të promovuar shfaqjet dhe aktorët e saj, duke i venë titullin ‘Wide’, ku do të përfshijë programe që mund të jenë neglizhuar. Nderkohe nga ana tjeter Netflix ka gjetur një mënyrë të re për të treguar angazhimin e saj në kinema; duke u futur në bisedime me Teatrin Egjiptian në Los Angeles, për të shfaqur prodhimet e reja.