Te rikthejme mamuthet!
Written by rt on 17/04/2018
Te rikthejme mamuthet!
Mamuthet mund te rikthehen perseri ne jete dhe te shetisin ne rajonet e Arktikut si pjese e nje plani te pabesueshem per te koluar keto kafshte qe u zhduken 10.000 vjet me pare. Shkencetaret e Universitetit te Harvardit, po perdorin ADN-ne e nje mamuthi qe eshte ruajtur ne akullin siberian per me shume se 42.000 vite. Nese plani 2-vjeçar do te realizohet, mamuthet e leshte do te jetonin ne nje park me akull te krijuar nga shkencetaret ruse ne nje pjese te larget te Siberise. Kjo gjithashtu mund te rigjeneroje klimen e Arktikut sepse mamuthet do te stimulonin rritjen e bimesise. Plani i tyre ambicioz perfshin rritjen e krijeses brenda nje barku artificial ne vend te rekrutimit te nje elefanti femer si nje nene surrogate. Studiuesit po perdorin nje teknike gjenetike qe lejon manipulimin e fijeve te ADN-se duke i prere dhe ngjitur me nje saktesi qe nuk eshte pare me pare.