“Të gjithë për një dhe një për të gjithë”, samiti që u mbyll në duartrokitjet e Odës shqiptare!

Written by on 15/01/2020

Ditën e djeshme u mbajt në Tiranë samiti ndërkombëtar i Turizmit,organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Në fjalën e tij hyrëse, ministri Blendi Klosi tha se tërmeti i 26 nëntorit tregoi se tradita “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”, duke theksuar gadishmërinë që tregoi hoteleria shqiptare në kohë rekord. “Industria e turizmit dha një kontribut unik duke shërbyer si mekanizëm i menaxhimit të krizave . Minsitrat e shteteve të rajonit, përfaqësues të delegacioneve të huaja, organizata botërore e Turizmit, struktura akomoduese, agjencitë turistike ishin të pranishme në samit për të dhënë kontributin e tyre në diskutimet që temë kryesore kishin tërmetin e 26 nëntorit. Të githë shprehen mbeshtetjen dhe solidaritetin, duke shtuar dhe një herë se janë krah Shqipërisë. Pas dy sesioneve të diskutimeve, delagacioni u dërgua në Durrës për të drekuar në Premium Beach Hotel dhe prë të vizituar më pas amfiteatrin dhe muzeun arkeologjik. Darka u përmbyll me Odën shqiptare, e cila feston 3 vjetorin e saj. Tematika e njëjtë, në mbështejte dhe solidaritet të të prekurve nga tërmeti, ODA u bë event edhe më special. Delegacioni i huaj është larguar ditën e sotme, duke lënë pas një shije të mirë nga vendi ynë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist