Të gjithë drejt Gjermanisë, po ku emigrojnë vetë gjermanët?

Written by on 05/12/2019

Një emigrant mesatar gjerman është nën moshën 40 vjeç, i suksesshëm në profesion dhe ka një diplomë universitare. Ky është rezultati i një studimi lidhur me ata që largohen nga Gjermania dhe ata që kthehen në atdhe. Sipas këtij studimi, rreth 180 mijë gjermanë largohen çdo vit drejt një vendi tjetër, ndërkohë që 130 mijë në vit kthehen sërish në Gjermani. Një pjesë e madhe e të anketuarve largohen për arsye profesionale, për të fituar të ardhura më të mira në vendin e përzgjedhur. Si motiv i dytë jepet stili i jetesës,por ka dhe shumë të tjerë që lëvizin për hir të profesionit të partnerit dhe partneres. Vendi i preferuar i gjermanëve është Zvicra pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Austria.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist