Të ecësh mbi litar 70 metra mbi tokë/ 27 vjeçari që ‘’pushtoi’’ qendrën e Parisit

Written by on 20/09/2021

Ishin të shumtë ata që u ndalën në qendër të Parisit pasi një person po tentonte të ecte mbi një litar të lidhur me kullën Eiffel dhe ndërtesën e një teatri përballë saj. Shfaqja ishte organizuar nga teatri “Shalo”.

27-vjeçari, Natan Paulin, thotë se në fillim kishte pasur pak vështirësi, por që kishin kaluar shpejt. “Kur isha i ri, kisha frikë nga lartësitë, por mësova ta mposht atë. Gjatë shfaqjes nuk ndjeva frikë. Nuk e kisha atë problem. Ndjeva njëfarë stresi kur e fillova, por jo marrje mendsh”.

Shfaqja zgjati gati 30 minuta dhe i riu ia doli të përshkojë 600 metrat deri në fund pa probleme duke marrë përshëndetjet dhe duartrokitjet e publikut.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist