Të ardhurat nga emigrantët, shifra rekord që nga viti 2012
Written by Radio Travel on 11/09/2021
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë euro në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të bilancit të pagesave, të bëra publike nga Banka e Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 2012. Fëmijët nga jashtë kanë dërguar më tepër mbështetje se zakonisht në muajt e parë të vitit, si rrjedhojë e shpenzimeve të familjeve për të përballuar pasojat që dha në shëndet Covid-19.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje./radiotravel.al