Tatimet nisin planin e masave ne zonat turistike!

Written by on 21/05/2018

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, njofton se ka nisur planin e masave per zbatimin me korrektesi te legjislacionit tatimor, nga tatimpaguesit qe ushtrojne veprimtari ne zonat turistike, ne mbare vendin.Mbarevajtja e ketij sezoni eshte ne interes te gjithe ekonomise, te fluksit te turisteve, si dhe te bizneseve, qe ushtrojne veprimtari ne zonat turistike. Administrata Tatimore, ju bej thirrje te gjithe bizneseve dhe operatoreve turistike qe te zbatojne me korrektesi legjislacionin tatimor dhe detyrimet qe rrjedhin prej tij.Tatimet sjellin ne vemendje se strukturat e administrates tatimore do te kontrollojne dhe verifikojne te gjithe tatimpaguesit, pergjate gjithe sezonit, ne lidhje me: Respektimin e detyrimit per te qene te regjistruar si biznes, per dokumentimin e mallrave gjendje apo ne transport, per te leshuar kupon tatimor, per te regjistruar te gjithe punonjesit dhe per te afishuar çmimet e shitjes se mallrave.


Current track

Title

Artist

Background