Tartufi i bardhe shitet per cmim rekord ne ankand!

Written by on 13/11/2018

Nje tartuf i rralle i bardhe, 850gr, u shit ne ankand per 85,000 euro ne rajonin italian te Alba. Bleresi anonim nga Hong Kongu pagoi gati 30 here me shume se çmimi tregut te ketij viti per copezat me te vogla. Ankandi vjetor i mbajtur ne rajonin prane Torinos kishte nje tartuf te bardhe jashtezakonisht te madh te shitur me nje çmim qe do ta vleresonte ate me 100 euro per gram. Çmimi i ketij tartufi nuk korrespondonte me çmimin e tregut, i cili kete vit eshte rreth 350 euro per 100 grame. Ajo qe shpjegon kete oferte te larte eshte fakti se shitja eshte per bamiresi dhe gjithashtu eshte e rralle gjetja e nje tartufi 850 gram, per shkak se sa me i madh eshte tartufi aq me i vlefshem eshte. Tartufi i bardhe i rajonit Alba eshte shume i kerkuar. Korrja kete vit ishte e shkelqyer. Ankandi per tartufet ka 88 vite qe organizohet nga Alba, si pjese e panairit vjetor te tartufeve, i cili zgjat rreth dy muaj. Ngjarja e ketij viti u mbajt ne bashkepunim me Hong Kongun.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist