Taksat e luksit per makinat 6+1!

Written by on 15/05/2018

Makinat e luksit me kapacitet 6+1, qe kushtojne me shume se 5 milione leke, nuk do te mund te shpetojne dot takses se luksit. Ka hyre ne fuqi udhezimi i Ministrise se Financave dhe Ekonomise nr.14, date 30.4.2018 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne udhezimin per taksat kombetare”. Sipas nje njoftimi zyrtar te tatimeve, nder te tjera jane percaktuar koeficientet sipas vjetersise per llogaritjen e takses vjetore te mjeteve te perdorura, duke zevendesuar perkatesisht dy tabelat qe i klasifikonte automjetet ne varesi te llojit te karburantit. Ndryshon percaktimi i kapacitetit mbi ato qe konsiderohen automjete luksoze qe nga 4+1 kalojne deri ne 6+1, si dhe duke ruajtur te pandryshuar parametrat e tjera teknike siç jane: cilindraten e barabarte ose me te madhe se 3000 cm3; ose çmimin te barabarte ose me shume se 5 000 000 leke. Nderkohe mbetet i pandryshuar aplikimi i takses se pervitshme te mjeteve luksoze, e cila eshte takse vjetore, per çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmeri 365 dite, pavaresisht nga momenti ne te cilen ajo paguhet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist