Tajlanda ndalon ankorimin e anijeve prane brigjeve turistike!
Written by rt on 22/03/2018
Tajlanda ndalon ankorimin e anijeve prane brigjeve turistike!
Tajlanda vijon te marre masa per te mbrojtur plazhet e cilesuara si mrekulli natyrore ne vend nga mbipopullimi me turiste. Duke nisur nga muaji korrik i ketij viti qeveria tajlandeze ka vendosur te ndaloje peshkimin, ankorimin e varkave dhe anijeve turistike dhe ecjen prane brigjeve te 3 plazheve te famshme Koh Samuih, Koh Tao dhe Koh Phangan. Ky i fundit njihet gjeresisht ne bote per festat e Henes se Plote qe organizohen gjate veres ne te te cilat terheqin mbi 1 milione turiste njekohesisht. Gjoba dhe ndeshkime te ashpra jane paralajmeruar per ata qe thyejne rregullat dhe demtojne pasurite natyrore ne Tajlande.
Tagged as Tajlande