Tajlanda/ Karantinë në jaht për të rritur turizmin!

Written by on 10/03/2021

Nëse ideja për ta kaluar karantinën prej Covid-19 në një jaht ju duket një opsion tërheqës, Tajlanda jua ofron këtë mundësi. Ata që zgjedhin të përfitojnë nga opsioni duhet të tregojnë provën e një testi negativ PCR. Duke ndjekur një skemë pilot të njoftuar fillimisht në nëntor, rreth 100 jahte pritet të marrin pjesë në këtë program, i cili aktualisht po zhvillohet në Phuket.

Thailand

Udhëtarëve u kërkohet të mbajnë në dorë një byrzylyk elektronik i cili monitoron vendndodhjen e tyre dhe shenjat vitale, përfshirë temperaturën dhe presionin e gjakut. Tajlanda shpreson që nisma do të ndihmojë në rritjen e turizmit dhe të ardhurave në vend, i cili ngadalë ka hapur kufijtë e tij që nga tetori./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist