Tajlanda do të shkurtojë karantinën për turistët e vaksinuar

Written by on 28/09/2021

Tajlanda do të shkurtojë karantinën për udhëtarët e vaksinuar në shtatë ditë duke filluar nga tetori. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët e qeverisë ndërsa vendi kërkon të ringjallë industrinë e  goditur të turizmit. Tajlanda para-pandemike tërhoqi afro 40 milionë vizitorë në vit, por kufizimet e udhëtimit të lidhura me Covid kanë goditur sektorin, duke kontribuar në performancën më të keqe të ekonomisë në më shumë se 20 vjet.

Kushti i vetëm për vizitorët është që të paraqesin një certifikatë vaksinimi./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background