“Syri i Dubait” më i madhi në botë
Written by rt on 09/05/2019
“Syri i Dubait”, sipas modelit të syrit të Londrës në Britaninë e Madhe, do të jetë rrota panoramike më e madhe në botë dhe do të hapet për publikun, vitin e ardhshëm.Plot 250 metra e lartë,rrota panoramike është mbërthyer me 192 kabuj metalikë dhe pesha e saj është e barasvlershme me atë të 16 airbus-ëve A380 superjumbo. Ajo do të mbajë 48 kapsula pasagjerësh me një kapacitet prej 1900 personash. Rrota ndodhet në ishullin Blu Water, një nga projektet më të fundit të Dubait, i hapur në fund të vitit të shkuar.