Suedia pranon se qoftet tradicionale “kottbullar” jane ne te vertete turke!

Written by on 02/05/2018

 

Suedia i ka dhene fund nje debati te hershem dhe te pazakonte qe pushtonte hera-heres opinionin publik. Behet fjale per origjinen e nje varianti qoftesh, qe per shume suedeze jane pjese e kuzhines tradicionale te tyre. Qoftet e rrumbullaketa te pergatitura me salce jane nje prej pjatave me te preferuara ne kete vend. Por, permes nje postimi ne Twitter vete faqja zyrtare e internetit per vendin nordik i ka dhene fund ketij debati. Ne postim shkruhej se qoftet suedeze bazohen ne nje recete qe Mbreti Çarls XII e mori nga Turqia, ne fillim te shekullit te 18-te. Kjo deklarate ngjalli shume debate mes suedezeve te cilet  nisen te pyesnin neper rrjetet sociale se cilat ushqime te tjera, qe ata deri me sot i konsiderojne tradicionale te tyret ne fakt mund te jene turke.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist