Suedia ndalon udhëtimet nga 5 vende, ndër to edhe Shqipëria!

Written by on 20/09/2021

Qeveria suedeze ka vendosur që të ndalojë hyrjen në vend të të gjithë personave që udhëtojnë nga vendet si Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.

Vendimi vjen pasi Bashkimi Evropian i hoqi nga lista e vendeve të sigurta epidemiologjikisht. Vendimi për ndalimin e hyrjes së personave nga gjashtë vendet është shpallur nga Ministria e Drejtësisë Suedeze dhe do të hyjë në fuqi nga dita e sotme.

Kjo do të thotë se duke nisur nga kjo e hënë do të lejohen mbërritjet në Suedi përmes këtyre vendeve, vetëm për qëllime emergjente apo esenciale. Vendimi vlen edhe për të vaksinuarit.

Radio Travel.al

 


Current track

Title

Artist

Background